Lamine Yamal, vlera në merkato ‘shkon në stratosferë’…349.6 mln euro
Red Bulli mund të bojkotojë sesionin e ardhshëm të testimeve zyrtare të FIA-s, në formë proteste për faljen që iu bë Mercedesit dhe Pirellit, për provat e jashtëligjshme që realizuan.
“Është e pabesueshme të shohësh se dikush mund të shpëtojë i pasanksionuar, kur ka përfituar një avantazh të padrejtë”, shkruhej në faqen zyrtare të Red Bullit.
“Vendimi i “Pirelligate” është një mashtrim. Prisnim një dënim shumë më të rëndë”, deklaroi drejtuesi i skuadrës austriake, Helmut Marko, për të përditshmen “Bild”. “Nëse diçka të tillë do ta kishim bërë ne, atëherë do të na kishin dënuar me një gjobë prej 100 milionë dollarësh dhe heqjen e 150 pikëve në kampionat”, ironizoi ai.
Më parë gjatë majit, “Pirelli” dhe Mercedes shkelën rregulloren e FIA-s, duke bërë testime të paautorizuara në pistëne e Barcelonës.
Për të rritur barazpeshën midis skuadrave në kampionat, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit lejon testime vetëm në një hapësirë të caktuar, që mund të shfrytëzohet nga të gjitha skuadrat dhe këto testime u kryen jashtë kësaj hapësire.
Denoncimi i disa komisionerëve të pistës përfundoi në gjykatën e FIA-s, e cila më parë gjatë javës vendosi vetëm disa masa të lehta financiare ndaj shkelësve.
Top Channel