Guardiola: Zgjodha Bayernin për lojtarët dhe historinë

24/06/2013 00:00

Pep Guardiola u prezantua si trajneri i ri i Bayern Munchen me anë të një konference shtypi të hënën paradite.

Duke folur gjermanisht, trajneri spanjoll the se zgjodhi klubin bavarez “për lojtarët dhe historinë” e tij.

“Koha që kalova tek Barcelona ishte e mrekullueshme, por më duhej një sfidë e re dhe Bayern më dhuroi një mundësi të shkëlqyer. Jam gati për të dhënë maksimumin. Shpresoj të jetë një epokë e lavdishme për të gjithë”, deklaroi Pep Guardiola.

Interesi i mediave gjermane dhe jo vetëm ka qenë i jashtëzakonshëm për ditën e parë në krye të Bayern Munchen të ish-trajnerit të Barcelonës.

Top Channel