Balotelli do të mungojë ndaj Spanjës

24/06/2013 00:00

Italisë do i mungojë Mario Balotelli në gjysmëfinalen e Kupës së Konfederatave ndaj Spanjës, ndeshje që do të luhet të enjten.

Sulmuesi kryesor i axurrëve ka një problem muskular të gradës së parë në këmbën e majtë.

Në dyshim për supersfidën është edhe mesfushori Riccardo Montolivo, i cili u dëmtua në ndeshjen ndaj Brazilit dhe u zëvendësua nga Giaccherini. Lojtari i Milanit pati probleme pas një topi që iu përplas në kokë.

Italia ka udhëtuar nga Salvadori në Fortaleza për të zhvilluar stërvitjen e parë duke e ditur se edhe Ignazio Abate nuk do të luajë ndaj Spanjës për shkak të nxjerrjes së shpatullës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta