Vlorë, shpërthim në mjetin e sekretarit të PS

23/06/2013 00:00

Lëndë plasëse i është vendosur mëngjesin e të dielës automjetit të sekretarit të Partisë Socialiste në Vlore, Kreshnik Tepelena.

Tepelena eshte nje nga drejtuesit e shtabit elektoral te kandidates per deputete ne Vlore, Valentina Leskaj. Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet per ngjarjen.

Tepelena eshte nje nga drejtuesit e shtabit elektoral te kandidates per deputete ne Vlore, Valentina Leskaj.

Ne nje deklarate per mediat, Tepelena ka hedhur akuza politike, duke thene se nuk ka pasur asnje konflikt apo problem tjeter me pare. “Në momentin e shpërthimit kam qenë në gjumë, kam parë vetëm tymin. Asnjëherë nuk kam pasur kërcënime, kam qenë i shoqëruar me deputetë gjithnjë, por sot duket se e gjetën mundësinë të më kërcënojnë. Ngjarja vetëm për motive politike, shoqëroja kandidaten Valentina Leskaj kudo që shkonte. Kjo ishte e vetmja makinë me të cilën lëvizte”, tha ai.

Top Channel