Tiranë, ndërhyrje në punën e gazetarit

23/06/2013 00:00

Në shkollën “Dora d’Istria” në Tiranë, ku janë instaluar 9 qendra votimi, një grua nga komuniteti rom pretendon se i është marrë karta e indetitit në mënyrë që ajo të mos votonte.

Në momentet kur ajo po tregonte kronologjinë e ngjarjes për gazetarin e Top-Channel, Muhamed Veliu, situata është tensionuar.

Gruaja po tregonte që nuk e kishte emrin në lista dhe një djalë i kishte ofruar ndihmë për t’i gjetur emrin pasi i kishte kërkuar kartën e identitetit. Por, karta nuk iu kthye më, sipas saj.

Në këtë moment kanë ndërhyrë disa persona në punën e gazetarit të Top Channel.

Top Channel