
Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën kufitare të Morinës, midis Kosovës dhe Shqipërisë, është shtuar ndjeshëm fluksi i shtetasve kosovarë që hyjnë në territorin tonë.
Të dhënat zyrtare nga sistemi TIMS tregojnë se nga mesdita e 22 qershorit deri në orën 11 të ditës së sotme, në këtë pikë kontrolli kufitar kanë kaluar 3362 shtetas shqiptar e të huaj.
“Kemi ardhur vetëm për pushime, për asgjë tjetër”, shprehen shtetasit e Kosovës.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm është vënë re një fluks udhëtarësh të cilët krijuan radhë të gjata në doganë.
Autoritetet e policisë lokale pohojnë se vetëm shtetas kosovarë që kanë kaluar kufirin gjatë orës 12:00 të ditës së djeshme e deri në orën 09:30 të së dielës, kanë qenë 2049, ndërsa kanë dalë nga Shqipëria 2685 persona.
Top Channel