Kreu i bashkisë Kamëz dhunon komisionerët

23/06/2013 00:00

Në zonën e Bathores, në qendrën zgjedhore 15.96/1, supozohej që proçesi të kishte përfunduar, por është ndërprerë që prej orës 16:35.

Në ambjentet e qendrës së votimit ka hyrë kreu i bashkisë së Kamzës bashkë me disa persona të tjerë. Ka pasur konfrontime dhe komisioneri i PS është goditur.

Kandidati i PS për këtë zonë, Pjerin Ndreu ka sqaruar për Top Channel dinamikën e ngjarjes.

“Ky është një incident i shëmtuar që ndodhi nga ora katër, në vazhdën e sjelljeve të padenja të kreut të bashkisë Kamëz. Atij i është tërhequr vëmendja disa herë për veprimet e tij, por ka hyrë me forcë në qendrën zgjedhore dhe thirrjes së komisionerëve tanë iu është përgjigjur me fyerje”, ka deklaruar Ndreu.

Top Channel