Brazili mposht Italinë 4-2

23/06/2013 00:00

Në përfundim të një ndeshjeje spektakolare, Brazili mundi Italinë 4-2 duke marrë vendin e parë të grupit A dhe duke shmangur kështu gjysmëfinalen me Spanjën në Kupën e Konfederatave.

Dante shënoi golin e parë të takimit për Seleçaon në fund të pjesës së parë, por në fillim të së dytës barazoi rezultatin Giaccherini.

Neymar shënoi një gol të mrekullueshëm me goditje dënimi (55’), dhe Fred çoi rezultatin në 3-1 (66’).

Chiellini shkurtoi diferencën (71’), por sërish Fred (88’) vulosi ndeshjen në favor të vendasve.

Në ndeshjen tjetër të grupit A, Meksika mundi Japoninë 2-1 duke u ngushëlluar me vendin e tretë të grupit. Hernandez shënoi një dygolësh për meksikanët, ndërsa për japonezët shënoi Okazaki.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta