Fatkeqësi në garën e Lë Manshit, vdes piloti
22/06/2013 19:45
Gara klasike e 24 orëve të Lë Manshit, në Francë, u trondit nga vdekja e një piloti gjatë së shtunës.
34-vjeçari Allan Simonsen u përplas dhunshëm me barrierat në kthesën e “Tertre Rouge”, vetëm dhjetë minuta pas nisjes së garës.
“Aston Martin” i danezit pësoi dëmtime të shumta, por piloti ishte ende gjallë kur shërbimet mjekësore mbërritën pranë tij.
Ai u dërgua me urgjencë me helikopter në një qendër mjekësore, por ndërroi jetë pak më pas.
Kjo është hera e parë që një fatkeqësi regjistrohet në klasiken 24-orëshe që prej vitit 1997.
Arsyeja e aksidentit, në një pistë të Francës Perëndimore, është ende nën hetim.
Top Channel