Daniel Godelli, 2 medalje ari në Lojrat Mesdhetare
22/06/2013 00:00
Daniel Godelli thyen rekordin e Lojrave Mesdhetare në stilin e shkëputjes dhe merr 2 medalje ari në peshën 69 kg në Mersin të Turqisë.
Sportisti nga Peqini ka ngritur 151 kg në stilin e shkëputjes duke thyer me vetëm 1 kg rekordin e këtyre lojrave. Në stilin e shtytjes Godelli ka ngritur 174 kg duke zënë vendin e parë e duke marrë edhe në këtë stil medaljen e arit.
Gjithsesi, në këtë stil Godelli ka ngritur 6 kg më pak se disa muaj më parë ku ai u shpall kampion Europe në aktivitetin që u zhvillua në Tiranë.
Në peshën 69 kg për meshkuj ka konkurruar edhe Briken Calja, i cili është renditur ne vendin e tretë duke sjellë në Shqipëri dy medalje bronzi.
Top Channel