Banorët rrezikojnë të mos votojnë për shkak të largësisë

22/06/2013 00:00

Dhjetëra banorë në fshatrat Tërnovë e Vogël dhe Smollik të Komunës
Zerqan në rrethin e Bulqizës, kryesisht të moshuar dhe të sëmurë,
rrezikojnë të mbeten pa votuar më 23 qershor.

Shkak për këtë është bërë ligji për përqendrimin e QV-ve për numër banorësh. Kështu, banorëve të fshatrave, Tërnovë e Vogël dhe Smollik u duhet të votojnë në Tërnovë të Madhe, që ndodhet rreth 2 orë larg dhe ku mungon rruga automobilistike.

Për të ushtruar të drejtën e votës, banorët e këtyre fshatrave duhet të udhëtojnë 2 orë në këmbë, në një rrugë ku edhe kafshët e punës e kanë të vështirë të ecin. Në të tilla kushte, një pjesë e mirë e votuesve të këtyre fshatrave, veçanërisht të sëmurët dhe të moshuarit, nuk do kenë mundësi të shkojnë për të votuar, duke u privuar kështu nga e drejta e votës. Ndërkohë, në zgjedhjet e 23 qershorit, jo vetëm për këta dy fshatra, por edhe për mjaft të tjerë në zona të thella malore, mbetet evident problemi i përjashtimit nga e drejta e votës për mjaft banorë të tyre, për shkak të largësisë së QV-së.

Top Channel