Katër herë fitues i Topit të Artë dhe tre herë i Champions League me Barcelonën, Lionel Messi është i vetëdijshëm se duhet të fitojë një Botëror, për t’u konsideruar në nivelin e më të mëdhenjve të historisë, si Pele apo MAradona.
“Midis një Topi të pestë të Artë dhe Botërorit me Argjentinën, nuk ka asnjë dyshim që do të doja të dytin. Më mungon një Botëror, është një mangësi e madhe për një karrierë si imja deri tani”, deklaroi Messi, në një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere della Serra”.
Në intervistë, Messi u thellua edhe në çështje personale. “Nuk shikoj kurrë futboll në televizion. Antonella (bashkëshortja) lodhet nga futbolli. Kur kthehem në shtëpi, i them sa gola bëra në një ndeshje apo stërvitje dhe merremi me gjëra të tjera”, shtoi argjentinasi, i cili foli edhe për të birin, Thiago.
“Më pëlqen të shikoj figura të animuara dhe filma për fëmijë me të. Këto filma të bëjnë me të vërtetë pr të qeshur. Më pëlqen edhe t’i ndërroj pelenat apo ta laj”, tha Messi, i cili pranoi se nuk ka mësuar kurrë të kërcejë tango, vallëzimi kombëtar i Argjentinës.
Top Channel