Kukës, jep dorëheqjen shefi i rendit

21/06/2013 00:00

Shefi i rendit në Kukës ka paraqitur dorëheqjen nga detyra që mban.

Embro Zholi, shefi i rendit në komisariatin e Kukësit e ka paraqitur dorëheqjen e tij pranë Drejtorisë së Policisë së Kukësit, ndërkohë që sipas burimeve paraprake bëhet me dije se shkak i kësaj dorëheqjeje ishte presioni që ushtrohej mbi të nga ana e disa punonjësve të SHKB.

Qarku i Kukësit është lakuar disa herë gjatë kësaj fushate për shkak të asaj që disa forca politike si PS dhe LSI e kanë cilësuar si implikim dhe ndërhyrje përmes presionit nga ana e ministrit të brendshëm, Flamur Noka njëkohësisht numri 1 në listën për deputetë të PD në këtë qark, ndaj vullnetit të qytetarëve të thjeshtë.

Top Channel