F1, Vettel: Në Silverstone nuk ke kohë të mendohesh
21/06/2013 00:00
Sebastian Vettel, kryesuesi i botërorit të Formulës 1, deklaroi se Cmimi i Madh i Britanisë së Madhe (që do të zhvillohet fundjavën e ardhshme) “do të jetë një provë e vështirë pasi kthesat e kësaj piste nuk të lënë kohë të mendohesh”.
“Edhe pas rimodelimit të padokut dhe linjës së pit-stopit, vazhdon të jetë e vështirë. Është pak a shumë një pistë si Suzuka, me shumë kthesa të shpejta njëra pas tjetrës. Në Silverstone merren kthesat me 270 km/h dhe është e pabesueshme”, u shpreh piloti i Red Bullit.
“Nuk ke kohë të mendohesh. Në këtë garë duhet shpejtësi dhe teknikë”, shtoi Vettel.
Në fund, gjermani paralajmëroi se pamundësia e parashikimit të motit do të ndikojnë në rezultatin e garës.
Top Channel