Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk garanton shabllonët sipas sistemit
brail, me anë të të cilëve do të mund të  votonin të verbërit këtë vit,
pa patur nevojë për shoqërues.

Kryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve kishte premtuar nje gje te tille, madje ishte programuar fondi qe do te garantonte kete mundesi per personat e verber dhe lehtesira te tjera per te gjithe personat me aftesi te kufizuara.

Por ndonese baza materiale tashme ka mberritur dhe fletet e votimit jane shperndare neper KZAZ, shabllonet e te verberve nuk ekzistojne. Vetem tre dite para zgjedhjeve KQZ ende nuk eshte qarte çfare do te behet me kete kategori.

“Këta zgjedhës duhet të kërkojnë shoqërues, ju do t’i krijoni mundësi për maska, si do të veprohet?” tha Eridian Saliani, përfaqësues ligjor i Partisë Socialiste.

“KQZ ka filluar procedurat, të shikojmë deri në fund realizimin. Kodi nuk përjashton që në rastin kur maskat nuk janë, shoqëruesët për t’i cuar në qendrat e votimit. Kemi çuar jashtë shtetit për t’i prodhuar, nuk e dimë në fakt se sa, sepse periudha ishte shumë e shkurtër, maskat e bëra për shkak të fletës së gjatë këtë radhë janë krejt ndryshe, kështu që të shohim deri në fund nëse do të realizohen”, tha kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi.

Burime te Top Channel konfirmojne se keto shabllonë nuk do te jene neper qendrat e votimit ne 23 qershor, sepse nuk jane marre persiper te prodhohen nga disa kompani, per shkak te madhesise se fletes se votimit. Pas premtimit te kryetares se KQZ, rreth 10 mije persona te verber me te drejte vote jane trajnuar, per te votuar me keta shabllone, ne baze te nje projekti te OSBE-së dhe ambasades gjermane.

Top Channel