“Qeveria”, Meta: Do kemi peshë më të madhe

19/06/2013 00:00

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u shpreh i sigurtë tek
fitorja e të majtës në 23 qershor, ndërsa pohoi se LSI-ja do të ketë
një peshë më të madhe brenda qeverisë së neserme, se ajo që ka patur
gjatë kohës së bashkëqeverisjes me Partinë Demokratike.

“Sa i takon rezultatit të zgjedhjeve, është i padiskutueshëm që do të jetë rezultati më i mirë historik, ndërsa roli i LSI-së në të ardhmen do të jetë më i lartë se sa ka qenë në të kaluarën dhe kjo do të vijë për shkak të përkrahjes që ka gjetur dhe do të verifikohet në 23 qershor në të gjithë Shqipërinë”, tha Meta.

Keto deklarata, Ilir Meta i beri gjate nenshkrimit te nje marrëveshje bashkepunimi per mbrojtjen e mjedisit me pjesëtare te shoqerise civile.

Meta takon bizneset e fasoneve

Nderkohe ne vijim te fushatës zoti Meta ka vizituar nje biznes fason ne qytetin e Shkodres dhe me pas nje tjeter te tille ne kryeqytet.

“Bashkëpunimi dhe partneriteti midis shtetit dhe biznesit do të ndihmojë Shkodrën që të ecë më shpejt në rrugën e zhvillimit, punësimit dhe mirëqënies”, tha Meta.

Top Channel