Presidenti i Republikes Bujar Nishani, gjate vizites se tij ne Izrael
eshte pritur nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Sipas njoftimit per shtyp te Presidences, Kryeministri Netanyahu, ka
vene ne dukje se Izraeli mund te jete shume i pranishem me investime,
veçanerisht ne turizem dhe bujqesi dhe theksoi se bashkepunimi mes
vendeve tona mund te shtrihet ne ekonomi, kulture, e deri ne fushen e
sigurise.

Nderkohe presidenti Nishani u shpreh se Ballkani ka hapur nje kapitull te ri dhe mund te konsiderohet tashme rajon i mundesive te medha. Presidenti i Repuklikes Bujar Nishani u prit ne nje takim edhe nga Kryetari i Komitetit per Politiken e Jashtme dhe mbrojtjen ne parlamentitn izraelit.

Presidenti Nishani mori pjese gjithashtu ne Seancen Plenare te Hapjes se Konferences se 5-te Presidenciale “Perballja me te Ardhmen”, e cila organizohet ne kujdesin e Presidentit te Shtetit te Izraelit, zoti Shimon Peres .

Top Channel