Edi Rama, ndryshe nga herët e tjera, ka mbërritur në Vlore jo vetëm si kryetar i PS, por edhe si kandidat për deputet.

Vlonjatet i kane rezervuar nje pritje plot entuziazem njeriut tek i cili ata shpresojne tu sjelle “Rilindjen” e premtuar.

Tejmbushja e Pallatit te Sportit “Flamurtari” beriqe shume vlonjate ta ndjekin prezantimin jashte ambieteve nepermjet nje ekrani.

Pas prezantimit te 12 kandidateve qe garojne ne kete qark per koalicionin e “Shqiperise Europiane”, Edi Rama e nisi fjalen e tij duke u ndalur ne lidhjet me kete qytet qe kur ai ishte nxenes shkolle, duke shpjeguar se  si kusht nga nena kishte marrjen e notave dhjeta per t’u shperblyer me pushime ne Vlore gjate veres.

Ndryshe nga prezantimet e shkuara neper Shqiperi, ku Rama ka preferuar te flase pak, ne qytetin bregdetar nepermjet grafikeve ai shpjegoi projektin e “Rilindjes”, per ta shndrruar Vloren ne “porten” e Mesdheut.

”Sa investime ka marre Vlora? Me pak se Kamza”, deklaroi zoti Rama. “Kam dhe dy premtime për ju, korridorin e gjelbërt, shndërrimin e fshtrave të bregut në një turizëm elitar dhe rikonstruksionin e Sheshit të Flamurit”.

”Duke vleresuar ate çfare i ka falur natyra fshatrave te bregut, premtoj frenimin e cdo ndertimi pa leje, er te vepruarin ne baze te nje master plani te detajuar. Vlora nuk ka vetem det, por edhe nje gjerdan pasurish kulturore, sot te rrenuara, por pas 23 qershorit atyre do t’i kthehet shkelqimi i mohuar keto vite”, shtoi Rama.

Per te gjitha keto angazhime Rama u tha vlonjateve se ato nuk jane aspak te gjashme me cfare premton kryeministri Berisha.

”Angazhohem me mish e me shpirt, për ta bërë Vlorën si Tiranën tonë”, shtoi Rama, duke iu referuar shndërrimit të kryeqytetit, gjatë mandatit të tij si kryetar bashkie.

Duke perfunduar, Rama u shpreh se ai nuk e ka zgjedhur kandidimin ne Vlore si nje vend lehte, por per t’u perkushtuar me mish e me shpirt e per t’i dhene Vlores ate qe i kakon dhe meriton.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta