McCormack takim me ambasadorët e BE

18/06/2013 00:00

Vetëm 5 ditë përpara zgjedhjeve të 23 qershorit, ambasadorët e vendeve
të BE-së të akredituar në Tiranë kanë thirrur në një takim raportues,
Kryetaren e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve të OSBE-ODIHR-it, Conny
McCormack.

Takimi i zhvilluar në zyrat e Komisionit Europian në Tiranë, ka nisur rreth orës 11:00. Ndërsa vetëm 75 minuta më pas, McCormack është parë të lërë selinë e Ambasades, por pa preferuar te jape detaje lidhur me takimin, i cili pas largimit te saj ka vazhduar edhe për 60 minuta të tjera vetëm me praninën e ambasadorëve.
 
Temë kryesore e diskutimit kanë qenë zgjedhjet e 23 qershorit dhe situata parazgjedhore, por pavarësisht interesit të mediave, asnjë prej ambasadorëve nuk ka pranuar të komentoi atë çfarë është diskutuar në takimin që zgjati mbi dy orë. 
 
Takimi erdhi një ditë pas deklaratës së komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule dhe Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme e Bashkimit Europian, Catherine Ashton, të cilët vunë theksin tek rëndësia e këtyre zgjedhjeve për rrugën europiane të Shqipërisë.

“Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri paraqësin një test të rëndësishëm për institucionet demokratike dhe për rrugën e vendit drejt Bashkimit Europian. Ne vazhdojmë të vëzhgojmë nga afër përgatitjet dhe inkurajojmë korigjimin e mangësive të gjetura në raportin e përkohshëm të OSBE/ODIHR”, thuhet në deklaratën e Ashton dhe Fule.

Top Channel