Meta: Prioriteti ynë, punësimi

17/06/2013 00:00

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka vijuar fushatën në
Këlcyrë, Përmet dhe Tepelenë, nga ku ka bërë thirrje për mbështetje
masive të LSI-së, si forca që ka prioritet, sipas tij punësimin e
shqiptarëve.

“Vota juaj për LSI-në është investimi më i mirë për të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Ne do t’ua kthejmë me një mbështetje për investime në Këlcyrë. Përmeti do të jetë në qendër të vëmendjes dhe përmetarët do të jenë vazhdimisht në qendër të prioriteteve tona e sidomos të programit tonë për punësimin, të programit tonë për gjallërimin e ekonomisë, për gjallërimin e bujqësisë, për mbështetjen e blegtorisë, industrisë agro-përpunuese. Duke votuar LSI-në ju votoni për një perspektivë të re për Përmetin dhe për të gjithë Shqipërinë”, tha Meta.

Sipas Metës, LSI-ja është forca që ka prioritet mbajtjen e premtimeve. Në këtë qark, kreu i LSI-së kërkoi mbështetjen për kandidatin Vangjel Tavo.

Top Channel