LSI mbyll fushatën në Elbasan

17/06/2013 00:00

Lëvizja Socialiste për Integrim ka përmbyllur fushatën elektorale në qarkun e Elbasanit.

Ilir Meta, së bashku me kandidatët për deputet në këtë qark, i kanë kërkuar elbasanasve t’i mbështesin më 23 qershor, sepse programi i LSI-së synon rritjen ekonomike në vend dhe hapjen e vendeve të punës.

Ilir Meta iu drejtua të rinjve duke i kërkuar votën, me qëlllim që LSI në Elbasan të fitojë dy mandate dhe që kjo mbështetje të kthehet në investime në këtë qytet.

“Ne do të fitojmë, sepse do të sjellim një qeverisje gjithëpërfshirëse, larg arrogancës së deri tanishme. Kam besim se ju edhe natën do ta bëni ditë deri në 23 qershor, që ne të fitojmë 2 mandate në qarkun e Elbasanit dhe t’ia kthejmë me investime e me përkrahje këtë mbështetje, që po na jep”, tha Meta.

Meta u shpreh para elektoratit elbasanas, se ky qytet do të jetë zemra e fitores së LSI-së, fryma e së cilës ka nisur që nga veriu.

Top Channel