“Fiks Fare” zbardh me plane incidentin

17/06/2013 00:00

Emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi gjatë mbrëmjes së hënë aktin e paprecedent të kërcënimit të operatorit të tij dhe
sekuestrimin e kasetës filmike gjatë një aktiviteti publik, siç ishte ai
i inaugurimit të tunelit të Krrabës.

Në pamjet filmike qe disponon “Fiks Fare” duket se vete kryemistri interesohet per kete kamera, e cila eshte duke xhiruar pergatitjet e tij per te marre fjalen gjate ceremonise qe u be me rastin e inaugurimit. Por vete truprojat e tij thone se urdherin e dha zedhenesja e Kryeministrit.

“Fiks Fare” transmetoi te plota ne mbremjen e se henes planet e incidentit me operatorin Eno Çuçllari, si edhe pamjet per te cilat u dha urdheri qe te ndalohej xhirimi i kameramanit te saj.

Top Channel