Berisha: Rama mashtroi Tiranën

17/06/2013 00:00

Rikonstruksioni i ‘Rruges së Dibrës’, ishte një rast që Kryeministri
Sali Berisha të vinte në dukje ndryshimin e shpejtë të kryeqytetit që
nga koha e largimit të Edi Ramës.

Sipas Kryeministrit Berisha e vetmja arsye perse Tirana po shnderrohet ne nje metropol te vertete europian, eshte se Partia Demokratike po zbaton moton e saj “i pari qytetari”.  Kryeministri thote se ne interes te qytetareve eshte hartuar edhe Plani Urbanistik i Tiranes, te cilin sipas tij, Edi Rama jo vetem qe nuk e hartoi per 11 vjet, por edhe kërcënon me anulimin e tij.

“Plani është kushtetuta që do të zbatohet dhe që i dha fund njëherë e mirë sekserëve; i dha fund njëherë e mirë pronarëve të ndëshkuar për qëllime kryekëput klasore. Unë i them zotit Rama se me nostalgji dhe aheng bashkë, nuk mashtron dot Tiranën. Në qoftë se në 11 vjet ka pasur qytetarë të ndëshkuar për sa i përket pronës, kanë qenë qytetarët e Tiranës. Dhe ke qene ti zoti Rama që ndoqe këtë politikë”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha perfitoi nga rasti te komentoje edhe premtimin me te ri te Edi Rames, se Partia Socialiste do te beje falas procesin e legalizimeve.

“Asnjë qeveri në një vend të lirë, asnjë Kryeministër, asnjë Parlament dhe askërkush nuk mund t’i falë kujt pronën e tjetrit. Nuk ka gjykatë në Shqipëri, nuk ka gjykatë në Strasburg të pranojë që një Qeveri t’i falë pronën e privatit një privati tjetër. Ky është një mashtrim ndër më të paskrupujt, amoral, që Edi Rama bën për t’ju mashtruar për votën dhe për t’ju thënë, siç u tha në Rrashbull, se do shkoni nga keni ardhur”, tha Berisha.

Cili eshte premtimi i Partise Demokratike per legalizimet?

“Unë ju garantoj se legalizimin do ta bëjmë brenda këtij viti me çmimet e reja, ku 70 përqind të vlerës së legalizimit ju do mund ta paguani me letra me vlerë”, tha Berisha.

Kryeministi Berisha ftoi qytetaret e Tiranes te marrin pjese masivisht ne votimet e te dieles per te cuar perpara projektin e Shqiperise se zhvilluar.

Top Channel