New York, miting kundër Berishës

16/06/2013 20:00

Shqiptarë të Amerikës zhvilluan në New York një tubim-protestë kundër kryeministrit Sali Berisha.

Organizator i eventit ishte grupi “Shqiptarët për një Shqipëri Demokratike”, i cili i është përkushtuar luftës për liri politike, sundimin e ligjit dhe që, jo në pak raste, ka përcjellë shqetësimin e thellë mbi gjendjen në vendin tonë.

Tubimin e çeli një prej anëtarëve të tij, Leida Kapllani. “Mirësevini në këtë tubim”, përshëndeti ajo.

Në podium u ngjitën edhe Astrit Sula, gjithashtu pjesëtar i ADA-s, i cili ka punuar në Gërdec, skenë e shpërthimit tragjik, që mori 26 jetë njerëzish. Tjetri ishte Astrit Hysaj, themelues i grupit dhe një aktivist i njohur shqiptaro-amerikan.

“Për 8 vjet në pushtet, ky njeri e ka kthyer shtetin në pronë të tijën private. Ky njeri ka marrë shumë jetë njerëzisht dhe është bërë si Xhebrail Emini për shqiptarët. Ky njeri ka marrë jetë në 21 janar, ka marrë jetë në Gërdec dhe akoma nuk ka drejtësi. Unë në Gërdec kam punuar vet dhe e kam parë si kanë qenë kushtet. Por, përvec Gërdecit ata mashtruan edhe qeverinë amerikane”, tha Astrit Sula, anëtar ADA.

“Shumë njerëz e kanë të qartë se sot diskutohet fati i kombit shqiptar dhe jo fati i një qeverie të korruptuar. Presim me urgjencë që, pas një jave, të zhduket një herë e përgjithmonë diktatori më i urryer pas Enver Hoxhës, Sali Berisha”, tha Astrit Hysaj, themelues ADA.

Top Channel