Partitë prezantojnë kandidatët dhe programet

14/06/2013 00:00

Kreu i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi, në vijim të fushatës
elektorale është takuar me vajza dhe gra të njësisë numër 9 në
kryeqytet.

“Gratë në momentet elektorale janë një forcë përcaktuese sepse duket sikur janë të heshtura, por japin mesazhin në mënyrë shumë të mençur, shumë të matur dhe penetrojnë jashtëzakonisht mirë në shoqëri”, tha Topi.

Mediu: Ne e kemi bërë Rilindjen

Republikanët ishin në Krujë, ku kryetari Fatmir Mediu kërkoi mbështetje për koalicionin aktual qeveritar për të vazhduar përpara me reformat që i kanë ndryshuar fytyrën vendit.

“Rilindja jonë ishte rilindja kur ne zëvendësuam ideologjinë dhe diktatorin me besimin në Zot. Të gjithë vendosëm që lirinë dhe jetën na e fal Zoti dhe asnjë politikan. Votoni Partinë Republikane, numrin 45”, tha Mediu.

Idrizi: Çamëria në rend të ditës

Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpetim Idrizi, gjatë takimit në Elbasan tha se beteja e radhës për ta është rikthimi i çështjes çame në axhendën kryesore të politikës shqiptare.

“Ne miqtë e mi, si Parti e re dhe përbashkuese e morëm edhe atë pjesë të padrejtësisë së madhe historike, që i është bërë kombit shqiptar e vendosëm në qendër të Parlamentit shqiptar, për të hartuar çështjen e shqiptarëve të Çamërisë, çështjen e të gjithë kombi shqiptar”, tha Idrizi.

Milo: Të ruajmë votën

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo gjate takimit me banoret e njesisë numer tete ne Tirane ka kerkuar që të tregohet vigjilence ne ruajtjen e votes.

“Një nga thirrjet që ne i kemi drejtuar dhe i drejtojmë shqiptarëve në këtë fushatë elektorale si Demokraci Sociale është: Vigjilencë, vigjilencë dhe viligjencë ndaj çdo mundësie manipulimi që mund të ndodhë gjatë finalizimit të procesit zgjedhor”, tha Milo.

Topalli: Rama përdor familjen

Në komunën Rrethina, Jozefina Topalli ftoi banoret e qarkut Shkoder te bashkohen me Partine Demokratike, pavaresisht bindjeve politike.

“Një njeri që sa herë është në hall përmend djalin, vajzën apo familjen e kundërshtarit, kur shqiptarëve  nuk ua u mbush mendjen as me nënën e tij, ai përdor edhe fëmijën e tij. Nëse për atë njeri nuk ka asnjë vlerë familja kë do dojë ai, socialistët këtu, socialistët në Tiranë apo shqiptarët e tjerë?” tha Jozefina Topalli.

PBKD prezanton kandidatët

Kryetari i Ballit Kombetar Artur Roshi, gjate takimit me elektoratin e tij ne Durres, ka prezantuar kandidatet per deputetë dhe ka prezantuar programin e tij.

“Një nga pikat kryesore që prevalon në programin tonë është çështja kombëtare, është çështja e Kosovës, e Çamërisë, ish-të përndjekurve politikë. Ne do të propozojmë ngritjen e një misioni ndërministror që të marrë një për një familjet e ish të përndjekura në vendin tonë, kthimin dhe kompensimi i pronave tek pronari i ligjshëm”, tha Roshi.

Bode: Prioritet bujqësisë

Deputeti i Partise Demokratike, Ridvan Bode, gjate takimit qe ka zhvilluar ne Devoll te Korçës, ka premtuar zhvillim ne infrastrukturen rrugore dhe ne ate bujqesore.

“Ndërtimi i Devollit në vizionin e një zone moderne europiane nuk mbaron me kaq. Ne kemi ende rrugë për të bërë, prandaj ne kemi nevojë që në 23 qershor të votojmë numrin 44, të votojmë Partinë Demokratike”, tha Bode.

Kryemadhi në Shëngjin: Të ecim më shpejtë

Gjatë një bashkëbisedimi me banorë në komunën Shëngjin, kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë e LSI-së në Lezhë, Monika Kryemadhi tha se 23 qershori është data kur shqiptarët me votën e tyre do të vendosin t’i japin fund tranzicionit në vend.

“Nuk mund të mohojmë atë që është bërë, por shqiptarët meritojnë të ecin më shpejtë, sepse s’kemi kohë për të humbur dhe duhet t’i japim fund tranzicionit. Duke votuar për numrin 26, ne do votojmë për të ardhmen dhe integrimin”, u shpreh Kryemadhi.

Dritan Prifti, kallëzim penal LSI-së

Kandidati i pavarur për Fierin, Dritan Prifti ka bërë dy kallëzime penale ndaj LSI-së, pasi siç deklaroi ai ka marrë kërcënime për jetën nga persona që punojnë pranë kësaj force politike.

“Nga dyshimet e mia rezulton se ato janë bërë nga njerëz pranë LSI-së. Këto kallëzime i kam bërë në prokurori dhe polici dhe shpresoj të japin rezultatet e duhura”, deklaroi Prifti. Prifti akuzoi edhe PD për mashtrim për shkak të një flete orientuese votimi ku mungon emri i tij.

Alimadhi: Identitet kombëtar Kishës Ortodokse

Kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi vizitoi At Nikolla Markun në Kishën e Shën Mërisë në Elbasan. Ai tha se forca politike që drejton është në mbrojtje të identitetit kombëtar, duke mbështetur kërkesën e At Nikolla Markut që Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare të drejtohet nga shqiptarë.

“Ne jemi që drejtimi i Kishës Ortodokse të ketë identitetin kombëtar shqiptar. Ne nuk e bëjmë këtë për politikë apo për 2 mijë vota më shumë, por sepse duam identitetin tonë”, deklaroi Alimadhi.

Beqiri prezanton kandidatin

Kryetari i Partise se Unitetit Kombetar Idajet Beqiri ka zhvilluar takime në Këlcyre dhe Permet ku prezantoi kandidatet e kesaj force per kete zone.

Top Channel