Pas 12 vitesh përballje në gjyqe, çështja e ndërtimit të objektit në
krah të godinës së Fakultetit Ekonomik, duket se ka ardhur drejt fundit.

Rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule tha se vendimi i fundi i Gjykates se Tiranes ka shfuqizuar vendimin per vijimin e ndertimit te subjektit “Emi”.

“Më së fundi, pas katër vjet gjykimi, 40 seanca gjyqësore, Gjykata ka vendosur pikërisht ata që me të drejtë e kërkonim dhe konfirmuan legjitimitetin e qëndrimit tonë, pra e shfuqizuan”, tha Kule.

Por ndersa Rektorati publikon vendimin e Gjykates se Tiranes, firma ndertuese,shprehet e habitur mbi kete vendim dhe tregon se demi ekonomik qe iu eshte shkaktuar deri me sot shkon ne 1 milion euro.

“Ai është një vendim, të cilin ne e kemi apeluar. Dëmi që na është shkaktuar është mbi 1 milion euro. Po cënohet një pronë private, iniciativa e lirë, mbi këto parime është i bazuar sistemi”, thotë ndërtuesi.

Rektori i Universiteteit te Tiranes ka kerkuar qe kjo shoqeri ndertimi, e cila po nderton mbi pronen e familjes, te kompensohet nga Qeveria ne nje vend tjeter, pasi demi ekonomik me te cilen ata jane perballur eshte shume i larte dhe fajin me te madh per kete e mbajne politikanet dhe qeveritaret me vendimet e tyre arbitrare.

Top Channel