Prokuroria mbylli hetimet dhe ka dërguar të pandehur në gjykatë një mjek
kirug pranë një spitali privat në kryeqytet, për të cilin prokurorët
dyshojnë se pas operacionit të kryer nuk ka vlerësuar siç duhet
rezultatet e ekos së pacientes çka ka sjelle avancimin e tumorit.

Sipas Prokurorise, pas operacionit ne gjirin e djathte 27-vjeçarja me inicialet N.K eshte paraqitur tek kirurgu me inicialet D.B, duke i treguar ekon, por i pandehuri sipas prokuroreve nuk ka ndermarre asnje veprim per kryerjen e biopsise ndaj dy formacioneve te konstatuara ne kete eko.

Ne kushtet kur masa tumoriale po avanconte, pacientja sipas prokuroreve, eshte shtruar urgjent ne nje klinike tjeter private ku eshte kuruar dhe ka hequr kete mase, ndersa pas operacionit vajza eshte larguar nga Shqiperia per t’ju nenshtruar kimioterapise ne nje spital ne Itali.

Prokuroria vijon ne kerkesen per gjykim duke shtuar se elemeentet e mjekimit te pakujdesshem ne formen e neglizhences kane sjelle rendimin e gjendjes shendetesore dhe rrezikimin e jetes se pacientes, sepse i pandehuri, pasi eshte njohur me ekon e pacientes se tij duhet te kryente menjehere biopsine, çka do te sillte sipas prokuroreve edhe nje heqje ne kohe te mases dhe shmangie te zhvillimit te tumorit.

Nderkohe ne lidhje me rastin e kurimit te gabuar te Sonila Necos, e cila edhe pse nuk vuante nga tumori iu nenshtrua kimioterapise ne Spitalin Onkologjik, Prokuroria thote se nuk ka mjekim te pakujdesshem nga dy mjeket e dyshuar, por se ka mjekim te gabuar per shkak te metodave te ndjekura ne kete spital. Mbi kete argument Prokuroria, mesohet nga burime jo zyrtare, se ka apeluar urdherin e Gjykates Penale, e cila urdheron Prokurorine te rihape hetimet sepse sipas gjyqtareve nuk eshte objektive ne hetimet e saj.

Top Channel