Përfundon takimi Obama-Jinping

09/06/2013 08:35

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe ai i Kinës, Xi Jinping, përfunduan samitin dy-ditor, të mbajtur në fundjavë në Kaliforni, duke përshkruar bisedimet si “unike, pozitive dhe konstruktive”.

Samiti i përqendruar në çështjen e krimit kibernetik, atë koreanoveriore dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy shteteve, ishte edhe takimi i parë kokë më kokë midis dy presidentëve, që prej marrjes së funksionit nga Xi në muajin mars.

Në takimin me Jinping, Obama i kushtoi një rëndësi të madhe nënvizimit të faktit se “lufta kibernetike” mund të “helmojë” marrëdhëniet dypalëshe dhe të gjitha tentativat për forcimin e raporteve dypalëshe.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, gjithashtu shkruhej se Uashingtoni dhe Pekini ndajnë të njëjtin qëndrim, mbi nevojën e çarmatosjes bërthamore të Koresë së Veriut.

Bisedimet gjithashtu u përqendruan mbi çështje teknike, si tarifat doganore apo problemet mjedisore.

Sipas ekspertëve, takimi Obama-Jinping i dha një rëndësi të paprecedent krimit kibernetik, që për SHBA-në është shndërruar në një shqetësim kryesor të sigurisë kombëtare.

Një muaj më parë, një raport i paraqitur në Senat jepte prova për thyerjen e sistemeve të mbrojtjes e përvetësimin e sistemeve të mbrojtjes nga pala kineze, ndërsa sipas një studimi paralel, vjedhja e sekreteve ekonomike dhe e pronës intelektuale nga ana e hackersave kinezë mund t’i kushtojë SHBA-së deri në 300 miliardë dollarë në vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA