Nga Konventa e Lëvizjes Rinore për Integrim në Kavajë, Ilir Meta shprehu bindjen se më 23 qershor, Kavaja do të mbështesë LSI-në, si një forcë e së ardhmes që nuk sjell konflikte politike, por shton kontribute në vend.

“Era e fitores po fryn në të gjithë Shqipërinë. LSI është një forcë e bashkëpunimit. Vendi ka nevojë që një forcë e tillë të rritet dhe të zgjerohet si një faktor stabiliteti, normalizimi dhe modernizimi për politikën shqiptare, si një faktor që nuk sjell konflikte politike, por shton kontributet”, theksoi Meta.

Duke e cilësuar LSI-në si partia e të rinjve dhe të rejave, Meta tha se prioritet i forcës politike që ai drejton është punësimi i tyre: “Ne jemi të bindur se rinia është e sotmja dhe jo vetëm e nesërmja.”

Top Channel