Tenderi i plaftormave numerike, drejt përfundimit gara gjysmë ilegale

07/06/2013 00:00

Në një kohë, që tenderi prej 25 milionë eurosh i shumëpërfolur për
procedura korruptive dhe i kryer nga Ministria e Inovacionit duket se ka
përfunduar, kryetarja e AMA-s Endira Bushati ka kërkuar që deri më
datën 5 korrik të gjithë operatorët televizivë të përcaktojne zyrtarisht
formën e transmetimit.

Zonja Bushati ka paraqitur tre alternativa, te cilat per operatoret kane nje kosto te larte financiare.

“Procesi i përfundimit të tenderit për ndërtimin e rrjeteve të televizionit publik këto ditë përfundon. Pas këtij momenti, TVSH ka detyrimin që të përcaktojë tarifat e mbështetjes së këtyre operatorëve në rrjetin e vet, gjithnjë të orientuara drejt kostos. 5 korriku është brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e ligjit të ri. Ata mund të mbështeten në rrjetin e televizionit publik, në rrjetet numerike private kombëtare apo të bien dakort me 70 për qind të operatorëve në një qark të caktuar në ndërtimin bashkarisht të rrjetit të tyre, kjo me qëllimin e mirë që asnjë nga këto televizionet të mos humbasë”, tha Bushati.

Operatoret kane kerkuar te dine kostot, para se te percaktojne zyrtarisht formen e transmetimit, ku sipas strategjise te bere nga MITIK, TVSH do te zeje nje hapesire te gjere. Kostoja per ndertimin e nje platforme numerike shkon deri ne 18 milionë euro.

Gjate muajit qershor pritet te nise konkretizimi i ketij projekti, realizimi i se cilit do te kryhet permes taksave publike te qytetareve. Ky tender, eshte denoncuar ne menyre te vazhdueshme nga deputetet e opozites,te cilet kane depozituar edhe nje padi penale ndaj ministrit Pollo kane theksuar se MITIK, po nderhyn ne statusin ligjor te AMA-s dhe te Radiotelevizionit Shqiptar, duke kryer nje tender i cili duhet te hartohej dhe te zhvillohej prej tyre.

Top Channel