Turqi, Erdogan sfidon protestuesit

06/06/2013 15:20

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se planet për rizhvillimin e parkut Gezi në Stamboll do të vazhdojë, pavarësisht protestave popullore që kanë hyrë në ditën e shtatë.

Plani, i cili parashikon urbanizimin e disa zonave të gjelbërta, ngjalli manifestime, që kanë marrë ngjyrime politike, me kërkesa për më shumë liri dhe transparencë në qeverisjen e vendit.

Disa nga protestuesit kanë shkuar deri atje sa e kanë konsideruar kryeministrin si një diktator, ndërsa kanë kërkuar shkarkimin e të gjithë shefave të policisë, të cilët urdhëruan shtypjen me dhunë të protestave në disa prej qyteteve kryesore.

Ndërkohë, në demonstrimet në Stamboll, Ankara dhe qytete të tjera kryesore, tashmë është bashkuar edhe opozita, e cila i ka bërë thirrje Erdoganit që të japë dorëheqjen dhe të organizojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Sipas opozitës, qeveria e Erdoganit po përpiqet të islamizojë gjithmonë e më shumë vendin, duke imponuar vlerat fetare, pavarësisht një kulture shekullore laike në drejtimin e Turqisë.

Vendimi për të vazhduar planin e zhvillimit u komunikua nga Erdogani pasi u rikthye në Turqi nga turi i tij në Afrikën e Veriut, i mbyllur përpara kohe për shkak të situatës së trazuar.

Deri më tani, katër persona janë vrarë dhe me qindra janë arrestuar, në protestat e konsideruara nga Erdogani si jodemokratike.

Nobelisti kritika Erdoganit

Shkrimtari, fitues i çmimit Nobel, Orhan Pamuk e përcaktoi me fjalën “shtypese” kundërpërgjigjen e Qeverisë së Kryeministrit, Rexhep Taip Erdogan, duke thënë se ishte shkaku i përleshjeve të dhunshme në Turqi.

60-vjeçari Pamuk, shumë i njohur për romanet: “Bora” dhe  “Unë jam e kuqja” shprehu mbështetjen për protestuesit qe vazhdojnë protestat për të gjashtën ditën me radhe. Në një artikull, të publikuar në gazetën turke “Hurrijet”, ai kritikoi qeverinë qe nuk bisedoi me publikun për planin e rizhvillimit të parkut të Stambollit, qe ishte “zanafilla e protestave”.

“Kjo politike e pandjeshme është pa më të voglin dyshim, deshmi e sjelljes me autoritare dhe represive të Qeverisë”, shkruajti ai. Orhan Pamuk vazhdimisht eshte perplasur me Turqine. Cmimi Nobel i marre prej tij ne vitin 2006, shkaktoi trazira duke ardhur nje vit pasi ai kishte thyer nje tabu, me intervisten e tij, ku ai kishte thene:”Nje milione armene dhe 30 mije kurde mbeten te vrare, gjate Luftes se Pare Boterore”.

Të mërkuren, shkrimtari me fame boterore pershendeti protestuesit qe mbrojne parkun, nje qender historike dhe popullore si dhe nje prej zonave te gjelbra ne qytet. “Ajo qe me mbush me shprese per te ardhmen, tha Orhan Pamuk, eshte se ata “nuk heqin dore nga kujtimet”.

Top Channel