Ndotja e ujit të pijshëm në qytetin e Kukësit ka shtuar ndjeshëm numrin e të prekurve nga problemet shëndetësore.

Kjo situatë e krijuar ka ardhur pas ndërrimit të rrjetit ekzistues të ujit të pijshëm. Mjekët thonë se pacientët, e rritur dhe ata të vegjël, paraqiten, në repartin e urgjencës, me probleme gastro-intensinare dhe numri i vizitave në një ditë arrin në më shumë se 80 persona.

Personat që kërkojnë ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit nuk i përkasin një blloku pallati apo lagjegje, të caktuar, por gjeografia e tyre ëqshtë e shpërndarë cka do të thotë se rrjeti i ujësjellësit paraqet probleme në të gjitha pjesët ku është ndërhyrë dhe po bëhen përpjekje për zëvëndësimin e tij.

Top Channel