Itali, gjendet i karbonizuar shqiptari

06/06/2013 00:00

Policia italiane ka gjetur mbrëmjen e së mërkurës, në një kazermë të braktisur karabinierësh, trupin e djegur të një personi, që dyshohet të jetë shtetas shqiptar.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave trupi është gjetur i braktisur në një makinë, që ishte parkuar në ish-kazermën “Ujqit e Toskanës”.

Sipas burimeve, personi nuk është identifikuar ende, por nga ekspertiza e parë dyshohet se ai mund të jetë vrarë dy ose 5 ditë më parë, përmes një prerjeje në fyt.

Uniformat blu të vendit fqinj po kryejnë hetime për zbardhjen e ngjarjes, nën koordinimin e prokurorit Sandro Cutrignelli, saktësojnë burimet mediatike.

Ato shtojnë më tej se pistat më të akredituara për këtë vrasje janë larja e hesapeve mes bandave kriminale, ose ndonjë hakmarrje për motive personale mes shqiptarëve.

Top Channel