Vlorë, kapen dy të rinj me 100 doza heroinë

04/06/2013 00:00

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë dy shpërndarës droge. Sipas
burimeve policore, Elton Lushaj, 30 vjeç dhe Igli Xhuveli, 33 vjeç, të
dy me precedent penale per narkotikë, janë kapur me 100 doza heroinë.

Ndaj dy të rinjve është ngritur akuza e “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur identitetin e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e narko-trafikut.

Top Channel