Obeziteti dhe mbipesha janë shndërruar në një faktor risku edhe për
shëndetin e shqiptarëve. Pandemia mbarëbotërore ka prekur fëmijët
shqiptarë, të cilët tashmë janë të orientuar drejt ushqimeve të
konservuara apo ato, të cilat në përbërjen e tyre kanë shumë hormone.

Fëmijët jane te prirur te konsumojne ushqime ‘fast-food-i” apo çokollata dhe ëmbëlsira të tjera pa kontroll, duke hequr dorë nga perimet dhe frutat.

Nje studim i kryer nga Organizata Boterore e Shendetesise dhe ISHP ka dalë në përfundimin se 21.6 % e fëmijëve janë mbi peshë dhe obezë.

“Në nivel kombëtar, 21.6 për qind e fëmijëve janë mbipeshë dhe 7.7 për qind e tyre janë obezë.Sipas grupmoshave do të vëmë re sërish të njëjtin trend, ku niveli i mbipeshes dhe i obezitetit tek djemte eshte me i larte se sa tek vajzat”, thotë Jolanda Hyska, specialiste e ISHP-së.

Problemet e obezitetit dhe mbi pesha jane me te dukshme tek femijet qe jetojne ne zonat urbane, ku kontrolli i prinderve per ushqimini femijeve neglizhohet per shkak te impenjimeve te shumta. Nutricienet rekomandojne konsumin e mengjesit me çdo kusht, ku te jene te perfshira karbohidrate dhe proteinat, qumesht, veze, fruta etj.

Nga ana tjeter ata kerkojne qe edhe ne shkolla te kete programe te posaçme per ushqimin e shendetshem te femijeve, pasi nje femije obez mbetet i tille edhe kur te rritet duke lejuar te zhvillohen ne organizmin e tij  patologji nga me te rendat te cilat çojne ne reduktimine cilesise dhe jetegjatesise.

Top Channel