Anëtarësimi i të rinjve në PD

03/06/2013 00:00

Kryeministri Sali Berisha e konsideroi anëtarësimin në Partinë Demokratike të 500 të rinjve nga 5 komuna të qarkut të Tiranës, si ftesë për të rinjtë e Shqipërisë që ata të bashkohen me PD, për t’u bërë pjesë e historisë me ecjen përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kryeministri bëri lejtmotiv të takimit me të rinjtë simbolin e dy gishtave, që për demokratët janë simboli i fitores së lirisë dhe demokracisë. Sali Berisha u bëri thirrje të rinjve, që me dy gishta lart t’í japin përgjigjen e merituar Edi Ramës, që sipas tij po thotë të njëjtat fjalë si Ramiz Alia 20 vjet më parë.

“Edi Rama, ky neobllokmen, deklaroi në Vlorë se dy gishtërinjtë e Sali Berishës janë bajoneta që u ka ngulur në sy shqiptarëve. Por ne le ta lëmë shokun Rama në autobusin e tij mavi, ku gishtërinjtë tuaj i duken bajoneta dhe trikoja ime i duket parzmore. Ai vuan, por s’kemi ç’t’i bëjmë. Ne le të ecim përpara”, deklaroi Berisha. 

Berisha: Ramës, refuzim me votë

Më herët gjatë ditës kryeministri Berisha ishte në Bushat, prej nga shprehu besimin se shqiptaret do te ndeshkojne ne 23 qershor ate qe e quan alternativen e mashtrimit te perfaqesuar nga Edi Rama, duke votuar alternativen e mireqenies se tyre, qe i takson shqiptarët në mënyrë të ndershme, me taksën e sheshtë 10 për qind.
 
“Deputeti me rrogen e tij paguan me këtë taksë 14 mijë lekë, infermierja me rrogen e saj paguan me kete takse 4 mije leke. Kjo eshte taksa e ndershme. Sepse ata qe marrin me shume paguajne me shume dhe ata qe marrin me pak, paguajne me pak dhe sa me shume te marresh, aq me shume paguan”, tha Berisha.
 
Kryeministri Berisha u bëri thirrje shqiptareve të refuzojnë me votë edhe premtimin tjeter të Edi Rames, për heqjen e TVSH-së për disa produkte ushqimore baze. Nje premtim, qe Sali Berisha e cilesoi si shkaterrues per cilindo shqiptar qe prodhon keto produkte ne vend dhe shkaterrimtar per mijera vende pune.

“Kjo do te thote t’ua kalbesh grurin ne ara, t’u falimntosh fermat e lopeve, te heqesh TVSH per  vezet e pularite gjigande te Europes, do te thote qe pularite tuaja te falimentojnë brenda 6 muajve. Te heqesh TVSH-në per ushqimet do te thote pra te godasesh ne menyre fatale, te rrezosh pertoke fermat shqiptare, sepse ajo ehste e vetmja mburoje qe ju mbron ju nga nje vershim i prodhuesve gjigande te vendeve te tjera, qe marrin subvensione kolosale”, tha Berisha.
 
Nga Bushati, Kryeministri Berisha u kerkoi banorëve te qarkut te Shkodres te marrin pjese masivisht ne zgjedhjet e 23 qershorit per t’i dhene Partise Demokratike mandatin e tete ne shkoder, te cilin Kryeministri e cileson si mandatin e arte per Shqiperine e zhvilluar.

Top Channel