
Ilir Meta ia njeh meritë LSI–së miratimin e tre ligjeve në parlament. Në një takim elektoral në Krujë ai u shpreh i bindur se Shqipëria këtë vit do të marrë statusin e vendit kandidat.
“Ishte LSI ajo që bashkoi parlamentin shqiptar në kulmin e fushatës elektorale për një qëllim të përbashkët, për të miratuar 3 ligjet në mënyrë që Shqipëria brenda këtij viti të marrë statusin e vendit kandidat dhe unë jam i bindur që ne do ta marrim dhe kontributi i LSI-së do të mbetet një kontribut historik”, tha Meta.
Kreu i LSI-së tha se qeverisja e majtë do të vendosë nje TVSH konkuruese me vendet e rajonit për turizmin.
“Programi ynë për për zhvillimin ekonomik të vendit, për rritjen e punësimit është zgjidhja më realiste që ndihmon krujën dhe krutanët që ndihmon të gjithë qytetarët shqiptarë për të dalë nga kjo situatë e vështirë ekonomike dhe për të ecur drejt një ekonomie të qendrueshme”, tha ai.
Meta iu premtoi krutanëve se porpos nxitjes së turizmit, në këtë zonë do të mbështen të gjithë ata që merren me punime artizanale.
Top Channel