Meta: Marrëveshje e re më 23 qershor

01/06/2013 00:00

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta shoqëruar nga
kandidatët Agron Çela dhe Nora Malaj zhvilloi një takim me banorë në
fshatrat Kosmaç, Postribë dhe Rrethina të Shkodrës.

“Nuk po themi që nuk është bërë asgjë, por gjërat duhen bërë shumë më ndryshe, duke mbështetur më shumë bujqësinë, industrinë agro-përpunuese, duke stimuluar bizneset për të hapur vende të reja pune do të kemi mundësinë të zgjidhim shumë probleme të këtyre zonave të zhvillojmë ekonominë e vendit, të rrisim prodhimin, të rrisim eksportet, një ekonomi që nuk eksporton është një ekonomi që shkon drejt falimentimit”, tha Meta.

Meta shprehu bindjen se populli i Shkodrës do të bëjë një marrëveshje të re më 23 qershor duke votuar ‘Lëvizjen Socialiste për Integrim’. Po në Shkodër, Meta zhvilloi një bashkëbisedim me ish-ushtarakë dhe gra e vajza simpatizante të LSI-së.

Top Channel