Një grup të rinjsh, pjese e emisionit ‘Pop Channel’, në ditën e 1
Qershorit kanë ndërmarrë një nismë të veçantë për të ndihmuar të gjithë
fëmijët që kanë mungesa në gjak.

Pas nje thirrje ne rrjetin Facebook, te ciles i jane pergjigjur pozitivisht dhjetra persona ata kane hapur nje tende, prane lulishtes tek Piramida, ku shume qytetare kane dhuruar gjak.

Te dhurosh gjak, do te thote te shpetosh jete, ndaj kjo nisme eshte mbeshtetur nga Organizata e Dhuruesve Vullnetarare te Gjakut, Qendra e Dhurimit te Gjakut dhe Grupi i Skauteve. E njejta nisme eshte mbeshtetur edhe nga nje grup te rinjsh ne Kosove,te cilet kane ngritur nje tende prane monumentit ‘New Born’.

Top Channel