Vjedhja e tokave në Vlorë, pranga falsifikatorëve

31/05/2013 00:00

Një person është arrestuar, një tjetër është shpallur në kërkim dhe jane
sekuestruar 105 mije metra katror toke shumica truall ndertimi ne zonen
e Vlores.

Ne nje njotim te policise se qarkut thuhet se Strukturat Kundër Krimit Financiar në bashkëpunim me Prokurorine falë hetimeve intensive disa mujore në kuadër të procedimit penal 588 të vitit 2012 është bërë e mundur sekuestrimi preventiv pasurisë prej rreth 105 mijë metra katror tokë truall si dhe ekzekutimi i mandat arrestit të Gjykatës së Vlorës për shtetasit Xhulieta Myslym Anastasiadhi, vjec 63, banuese në Vlorë, si dhe u bë shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të saj shtetasit Mihail Muharrem Rrapaj, vjec 56, banues në Vlorë.

Këta shtetas  në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave zyrtare Vendimeve të Agjensisë Kombëtare të  Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, si dhe firmave te personave të ndryshëm, kanë përvetsuar në favor të tyre sipërfaqet prej 3 mijë metra katror tokë truall e ndodhur në qytetin e Vlorës ku akatualisht janë duke u ndërtuar nga sipërmarrës të ndryshëm objekte shumëkatëshe 14 mijë metra katror tokë truall të ndodhura në Komunën Qendër dhe 88 mijë metra katror tokë e ndodhur në fshatin Bunavi, duke përfshirë edhe një pjesë të konsiderueshme të Repartit Ushtarak. Keto pasuri ata i kane shitur me pas duke perfituar 3 milione euro. Organizatori i këtij aktiviteti ishte shtetasi Mihail Rrapaj. Hetimet vazhdojne edhe per persona te tjere.

Top Channel