Shtyhet vendimi për ekstradimin e Arben Frrokut

31/05/2013 00:00

Gjykata e lartë në Greqi ka shtyrë për ditën e premte, më 7 qershor
vendimin për ekstradimin ose jo të Arben Frrokut, i dyshuari kryesor për
vrasjen e komisarit Dritan Lamajt, më 24 shkurt të këtij viti.

Frroku nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën duke pretenduar se ajo është me prapavijë politike, ndërsa avokati grek është shprehur se Arben Frroku nuk duhet të ekstradohet, por duhet të lihet i lirë.

“Arben Frroku duhet të lihet i lirë dhe më pas të përballet me drejtësinë shqiptare. Çështja ndaj tij është politike, pasi ai është kandidat për deputet të qarkun e Shkodrës”, është shprehur avokati grek Makis Kaftopulos.

Arben Frroku u arrestua më 25 shkurt 2013 në Selanik të Greqisë, 24 orë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, si i dyshuari kryesor për ekzekutimin e tij, nisur edhe nga historiku i konflikteve të mëparshme mes të dyve.

Top Channel