Spitali rajonal i Shkodrës përballet me mungesën e ilaçeve. Drejtuesit e
spitalit dhe mjekët nuk e konfirmojnë, por familjarët e pacientëve të
shtruar në pavione thonë se u duhet që të blejnë gjithçka në farmaci.

“Ilaçe spitali nuk ka. Duhet t’i paguajmë ilacet vete cdo ditë. Në spital vdes në rast se nuk ke mundësi per te blere mjekimet jashte”, thotë një qytetar.

“Gruaja ime është në gjendje shumë të keqe. Po dal po i blej të gjitha ilaçet vete, ndërkohë që unë jam pensionist dhe nuk kam mundësi”, thotë një tjetër banor.

Nderkohe qe mungesa konfirmohet edhe nga farmacistet prane spitalit, që konfirmojne një rritje të ndjeshme të shitjeve te ilaçeve dhe veçanerisht serumeve.

Top Channel