Incident në mitingun e Burrelit

31/05/2013 00:00

Pak sekonda pas përfundimit të mitingut të Kryeministrit Berisha në Burrel ka ndodhur një incident. Në kohën kur eskorta që shoqëronte Kryeministrin u largua nga sheshi dhe kaloi në një rrugë për t’u larguar drejt Bulqizës, një person ka qëlluar makinën me një tullë dhe ka lëshuar ofendime.

Menjehere ai eshte ndaluar dhe mesohet se eshte goditur nga truprojat e Kryeministrit qe me pas ja kane dorezuar te ndaluarin policise.

Mesohet se autori i ketij incidenti eshte shtetasi Halit Hoxha, banues me Burrel me origjine nga Kukesi, 52 vjec ish-metalurg, i papune. 52-vjeçari goditi automjetin e Kryeministrit ndersa ai ndodhej ne levizje. Burime nga deshmitaret qe pane momentin e nderhyrjes se punonjesve te Gardes e me pas policise thone se personi qe qelloi me gure eshte goditur e me pas shoqeruar ne komisariatin e policise se qytetit.

Ai po mbahet aty dhe po merret ne pyetje, gjithashtu ne komisariat jane edhe familjaret e 52-vjeçarit. Ata thone se ne momentin e ngjarjes ai ishte i dehur. Pas incidentit ne Komisariatin e Burrelit kane shkuar edhe drejtues te larte te policise se qarkut te Dibres.
 

Top Channel