Bashkëjetesa fetare në Shqipëri

31/05/2013 00:00

Presidenti i Republikës Bujar Nishani e konsideroi bashkëjetesën fetare
në vend si një sfidë të shoqërisë sonë, e cila duhet përçuar brez pas
brezi.

Nishani ishte i pranishëm në Konferencen Shkencore “Harmonia Ndërfetare, Vlerë e Trashëgimisë Kombëtare Shqiptare”.

“Problemi i bashkëjetesës së dallimeve fetare është një sfidë më shumë se kurrë e pranishme në botën tonë bashkëkohore. Në kohët e sotme çështja e bashkëjetesës së kulturave dhe feve është ndoshta një nga sfidat më të rëndësishme që po kapërcen bota, në sajë edhe të procesit të globalizimit”, tha Nishani.

Kreu i Komunitetit Mysliman Haxhi Selim Muça beri apel që kjo vlere e shoqërise sonë të ruhet, duke përçuar paqe e harmoni ndërfetare ndër vite.

“Harmonia ndërfetare nuk është dicka e formuar në kohërat moderne, por një traditë që vjen nga thellësia e shekujve, e cila duhet ruajtur dhe trashëguar”, tha Muç.

Perfaqesuesi i besimit katolik ne konference vleresoi rolin e Qeverive shqiptare, per kete harmoni fetare qe e shquan popullin shqiptar nder popujt e vendeve te tjera.

“Nuk ka pasur kurrë liderë politikanë në Shqipëri, të cilët për shkak të pozicioneve të tyre kanë dashur ta përdorin fenë për sulme politike dhe Qeveritë shqiptare, pas rënies së komunizmit kanë qenë mjaft të mencura në këmbënguljen se Shqipëria është një shtet laik dhe e respekton të gjitha fetë me dinjitet të barabartë”, tha sekretari i Konferencës Ipeshkvnore,Gjergj Frendo.

Mitropoliti i Korçës hiresia e tij Joani beri thrije qe besimet fetare te forcojnë dialogun ndermjet tyre me qellim qe te mos mund te peroren nga politika per te nxitur konflikte.

“është e rëndësishme që besimet fetare të artikulohen gjithnjë qartë kundër dhunës dhe intolerancës dhe të forcojnë dialogun dhe bashkëveprimin, duke i mbyllur të gjitha shtigjet nga mund të kalojnë propaganda dhe rryma që nxisin urrejtjen dhe ndasitë”, tha Mitropolit Joani.

Konferenca shkencore u zhvillua nga Qendra e Studimeve Albanologjike me qellim promovimin e metejshem te kesaj vlere te popullit shqiptar.

Top Channel