23 qershor, votim edhe për njësitë vendore

31/05/2013 18:15

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar datën 23 qershor për zgjedhjet në disa njësi vendore.

Lajmi bëhet i ditur në një njoftim për shtyp nga Presidenca. Zgjedhjet do zhvillohen në zonat ku kryetarët do të kandidojnë për deputetë.

Konkretisht, zgjedhjet do të mbahen për kryetarin e bashkisë së Bulqizës, kryetarin e komunës Thumanë dhe kryetarin e njësisë bashkiake numër 1 në Tiranë.

Top Channel