Berisha, akuza Ramës për taksat

30/05/2013 00:00

Që nga 1 qershori, çdo subjekt që ka punë në doganë do të ketë mundësi pagese vetëm nëpërmjet sistemit online.

Duke inauguruar kete sistem dhe kontrollin online të çdo malli që hyn në Shqipëri, nëpërmjet vëzhgimit me kamera 24 orë, Kryeministri Sali Berisha e konsideroi kete nje hap te madh drejt transparences dhe larg veprimeve korruptive.

Duke vene ne dukje se keto vite u mblodhen 9.2 miliarde dollare me shume per shkak se, sipas tij, taksa e sheshte ka inkurajuar hapjen e bizneseve te reja, Kryeministri i premtoi biznesit uljen e metejshme te taksave.

“I garantoj biznesmenet se ne nuk heqim dore, përkundrazi. Ne jemi me te bindur se kurre se ulja e metejshme e taksave eshte rruga me e sigurt e suksesit të biznesit, e punesimit te shqiptareve”, tha Berisha

Kryeministri krahasoi alternativen e Partise Socialiste per taksat me ate te sistemit komunist.

“Para nesh qendron nje analfabet ne taksa. Po nuk eshte pergjegjesi e imja pse nuk njeh taksat ai. Nje dite vjen para Kryeministrise me uniforme ceremoniale dhe proteston se e detyrova te ule taksat, diten tjeter thote se 95 per qind e shqiptareve nuk do te paguajne taksa. Nje mashtrim i paskrupullt i tipit te kohes se vjeter. Por une kam besim ne mençurine e biznesmeneve, se keto bukevale do t’ia lene ne seline e tij, ne autobusin e tij”, tha Berisha.
 
Ndersa ne Kamez, ku mori pjese ne inaugurimin e Pallatit te Kultures te Bashksie së Kamzës, Kryeministri Berisha gjeti rastin te beje krahasimin mes kryebashkiakut demokrat te Kamzes dhe ish-kryetarit te Bashkisë Edi Rama per perdorimin e fondeve te dhena nga Qeveria.Sipas Kryeministrit i pari ka punuar ne sherbim te qytetareve, i dyti ne sherbim te bizneseve te Koço Kokedhimes.

“Socialiste, demokrate të pa parti, le te bashkohemi per te mbrojtur vlerat tona. Fitore”, tha Berisha.

Top Channel