Nishani shkarkon tre gjeneralë

29/05/2013 00:00

Përmes tre dekreteve, presidenti Bujar Nishani ka liruar nga detyra tre
gjeneralë të Forcave të Armatosura, mes të cilëve edhe zëvendësshefin e
Shtabit të Pergjithshëm, Sandër Lleshi.

Gjeneral Lleshi, një prej emrave të përfolur si kandidat për President të Republikës,e konsideroi dekretin si të paparashikueshëm.

Gjatë një interviste për Top Channel, gjeneral Lleshi theksoi se do t’i drejtohet Gjykatës, në një kohë që nuk la pa përmendur konfliktet e tij më të hershme me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami.

“Nuk bëhet fjalë për një zhvillim të ditëve të fundit, bëhet fjalë për një zhvillim që ka një histori të gjatë. Në bazë të këtij raporti qëndrojnë disa divergjenca të rëndësishme parimore për mënyrën e funksionimit të drejtimit të Forcave të Armatosura, probleme të cilat i kam diskutuar në të gjitha istancat përkatëse me ministrin dhe së fundi i kam bërë zyrtare dërguar me shkrim dërguar krerëve të shtetit. Bëhet fjalë për një diskutim të nisur prej kohësh për arsye për parime të mëdha të mënyrës së drejtimit dhe funksionimit të Forcave të Armatosura”, thotë gjenerali.

Me nje karriere 35-vjeçare ne Forcat e Armatosura gjenerali u be i njohur edhe ne politike me heret, pasi emri i tij u propozua publikisht nga shkrimtari Ismail Kadare, si nje nder kandidatet per President. Por gjate intervistes per Top Channel gjenerali u eshte shmangur çeshtjeve te politikes.

“Dekreti për fatin i keq nuk i referohet as ligjit për karierën e gradave të Forcave të Armatosura, as formalisht. Pra bëjmë fjalë për një dekret të gjymtuar nga pikëpamja ligjore dhe parimore. Raportet me NATO-n dhe plotësimi i detyrimeve në kuadër të NATO-s, trajtimi i personelit dhe i njerëzve në FA dhe fokusimi i forcave të armatosura brenda misionit të tyre, këto janë tre çështjet e mëdha të përplasjes”, tha Lleshi.

Dy gjeneralet e tjere te liruar nga detyra jane komandanti i Forcave Ajrore, gjeneral Dhori Spirollari dhe komandnati i mbeshtetjes rajonale, gjeneral Abaz Lleshi.

Top Channel