Aksidenti në Durrës, pranga 17-vjeçarit

29/05/2013 00:00

Është arrestuar 17-vjeçari që shkaktoi aksidentin fatal ku humbën jetën
dy të rinj, ndërsa në një tjetër aksident rrugor me motoçikleta në
rrethin e Durrësit kanë mbetur të plagosur rëndë 3 persona.

Drejtoria e policisë së qarkut Durrësit njoftoi arrestimin në flagrancë të Xhuliano Çyrbes nga fshati Sallmone i Shijakut, pasi duke qenë i papajisur me patentë teksa drejtonte automjetin e babait të vet është përplasur me bordurën që ndodhet para një pike karburanti në afërsi të “Katër rrugëve të Shijakut”.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasit Elton Çyrbja 16 vjeç nga fshati Sallmone dhe Luxhiano Hoxha 17 vjeç nga plazhi i Durrësit. Ndajt të arrestuarit që mbeti i plagosur në këtë aksident janë ngritur akuzat e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimit të automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”. Ndërkaq një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Shkafane të Ishmit, ku janë përplasur me njëra-tjetrën dy motoçikleta pa targa të drejtuara nga shtetasit Safer Masha, 26 vjeç, dhe Stijan Molla, 19 vjeç, të dy banorë të këtij fshati.

Për pasojë janë plagosur rëndë dy drejtuesit e motocikletave dhe pasagjeri i Stijan Mollës, 18-vjeçari Eltjon Nuzi.

Top Channel