Në kudër të vizitës së tij dyditore në vendin tonë, zyrtari i lartë i
DASH-it, Jonathan Moore zhvilloi një takim me kandidatin e PD-së për
deputet, Eduard Selami.

Në një deklaratë për mediat pas këtij takimi, Selami theksoi se i kishte shprehur zotit Moore falënderimet për mbështetjen që SHBA ka dhënë në integrimin e vendit tonë dhe në procesin zgjedhor dhe se e kishte siguruar atë për vendosmërinë e PD për të realizuar zgjedhjet më të mira dhe më të lira që janë mbajtur në këto 20 vjet.

I pyetur nga gazetarët nëse zyrtari i DASH-it kishte sugjeruar gjatë takimit ndonjë alternativë të mundshme për zgjidhjen e ngërçit në KQZ, Selami theksoi se çështja e institucionit të zgjedhjeve është një çështje e brendshme, që u përket shqiptarëve dhe se duhet të zgjidhet mbi bazën e legjislacionit vendas.

“KQZ-ja është një problem që na takon ne shqiptarëve që ta marrim, mbi bazën e ligjit tonë. PD është e interesuar për funksionimin e KQZ-së me 7 anëtarë”, deklaroi Selami.

Top Channel