Meta: Më 23 qershor ndryshon Shqipëria

27/05/2013 00:00

Ilir Meta, në Ballsh e vuri theksin tek plani i LSI-së për punësimin,
duke shigjetuar në të njëjtën kohë Kryeministrin Sali Berisha.

“Kemi dallime shumë të forta me Kryeministrin që do të largohet, sepse ne me planin tonë të punësimit duam që ta vëmë Shqipërinë në punë, ndërsa Saliu me përrallat që tregon çdo natë, do që ta verë në gjumë. Por “Mallakastra dhe e gjithë Shqipëria nuk mund të votojnë më për premtime boshe. Shqetësimi ynë është punësimi i mallakastriotëve dhe shqiptarëve, sidomos i të rinjve dhe të rejave. Miratimi i statusit të naftëtarit do të jetë një prioritet kryesor i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ne kemi plan të qartë për hapjen e vendeve të reja të punës në të gjitha fushat, në atë të industrisë, të shërbimeve, të bujqësisë dhe të industrisë agropërpunuese, në energjetikë, etj”, tha Meta.

Sipas zotit Meta pas 23 qershorit, jo vetem zona e Mallakastres, por e gjithe Shqiperia do te ndryshoje faqe.

“Me LSI-në Mallakastra do të gjallërohet, do të zgjohet më shpejt në mëngjes sepse kanë ku të shkojnë njerëzit, do të shkojnë në punë. Në 23 qershor me votën tuaj do t’i jepni një çlirim të jashtëzakonshëm të gjithë popullit shqiptar”, tha Meta.

Per kandidatin e pare ne liste per qarkun Fier ku ben pjese edhe Ballshi, Petrit Vasili vota per LSI-ne eshte vote per integrimin e vendit. Sipas tij LSI eshte forca qe ka prioritet qytetaret dhe kete do ta tregoje edhe pas fitores se 23 qershorit.

Top Channel